Lajme

Humolli i zhgënjyer me Kurtin: Ka rrëshqitur në rrugën e partive tjera

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:25 / 14 October 2023

Fatmir Humolli i cili deri para pak kohësh ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për arsyet e largimit të tij nga ky grup.

Ai ka thënë se nuk janë përmbushur pritshmëritë e tija për çka edhe ishte dakortuar me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër, shkruan Lajmi.net.

Ai ka thënë se Kurti ka rrëshqitur në rrugën e partive të tjera pa dhe premtimet që u janë bërë qytetarëve në fushatë janë harruar.

“Unë gjatë bisedave që i kam bë me Albin Kurtin sa ka qenë kandidat për  kryeministër kemi diskutuar që kartën e perspektivës nuk guxojna me djeg se është një dëm i madh, dhe Albin Kurti ka rrëshqitë në djegien e kartës së perspektivës, mundësitë kanë qenë shumë të mëdha dhe mos me shfrytëzu këtë mundësi dhe besim, i bën dëm kombit tonë dhe vet Albin Kurtit.

Tashmë deputeti Fatmir Humolli po e vazhdon rrugëtimin në parlament si deputet i pavarur, e pas tij ishte edhe Haki Abazi që u largu, kur kanë mbetur afërsisht një vit e gjysmë deri në përfundim të mandatit të plotë të kësaj legjislature.