Lajme

Humolli: Kurti mund të përfundojë më i poshtëruar sesa Thaçi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:22 / 7 June 2023

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me situatën e krijuar së fundi në veri të vendit, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë në ‘’Prime Time’’,  se Kurti mund të përfundojë më i poshtëruar sesa Thaçi, prandaj duhet të ketë kujdes në raportet me aleatët e mbi të gjitha me historinë e kombit të tij.

‘’Nëse nuk e respekton kombin tonë, proceset historike që zhvillohen Albin Kurti ka me përfundu më i poshtëruar sesa Hashim Thaci. Sepse Hashim Thaçi po gjykohet për UÇK, përkundrazi shumë njerëz e çmojnë. E tash Albin Kurti duhet me mbrojt vlerën e luftës por edhe atë personale. Duhet me çmu kombin e vetë e me kriju raporte me ndërkombëtarët, por jo raporte të qyqarllakut.’’, deklaroi ai./Gazeta10