Lajme

Hykmete Bajrami: Qeveria merret me kapjen e shtetit, jo me hallet e qytetarëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:40 / 25 March 2026

Deputetja e LDK-së thotë se zhvillimet politike po çojnë drejt zgjedhjeve të reja.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se përgjegjësia për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja bie mbi Lëvizja Vetëvendosje.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, ajo tha se zhvillimet e fundit politike po sinjalizojnë se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve, ndërsa theksoi se përgjegjësia për këtë situatë duhet të jetë e qartë.

Sipas Bajramit, qeveria aktuale nuk është e fokusuar në problemet e qytetarëve, por në, siç u shpreh ajo, “kapjen e shtetit”.

“Nëse shkojmë në zgjedhje dhe të gjitha indikacionet aty po çojnë, fajin duhet ta dimë dhe të jetë i qartë – është i Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë parti pas 28 dhjetorit nuk e ka pasur as shansin më të vogël për të zgjedhur presidentin”, ka deklaruar ajo.