Lajme

Hyland me analizë: Marrëdhënia e Albin Kurtit me Administratën Trump tashmë është pozitive

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 7 January 2026

Christopher Hyland, ish-udhëheqës i fushatës së ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, ka dhënë një intervistë të gjatë për Kanal 10. Gjatë intervistës, Hyland është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme në mes Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, dhe Administratës së ShBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Hyland, që është një nga përkrahësit më të zjarrtë të Kosovës, është treguar optimist për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve, shkruan Gazeta Politika.

Hyland vlerësoi se çdo tregues jep përshtypjen se do të ketë një marrëdhënie pozitive.

“Unë besoj se ka çdo tregues se do të ketë një marrëdhënie pozitive dhe se kjo marrëdhënie tashmë është pozitive. Gjatë ditëve të fundit të fushatës së kryeministrit, administrata në thelb e rikonfirmonte fuqishëm mbështetjen e saj për Kosovën. Qartazi koha ishte e zgjedhur në mënyrë brilante, absolutisht brilante. Dhe para kësaj, a nuk është interesante që Evropa jo vetëm që e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën, por gjithashtu tërhoqi disa nga masat ndëshkuese dhe qëndrimet negative që kishte ndaj kryeministrit. Unë besoj se edhe ShBA-ja duhet t’i tërheqin disa nga ato veprime” – ka theksuar Hyland, transmeton Gazeta Politika.

Tutje, Hyland ka treguar se pse mendon kështu.

“Nëse më lejoni ta them këtë. Do t’ju tregoj pse do të ketë një marrëdhënie të shkëlqyer mes administratës Trump dhe Albin Kurtit dhe popullit të Kosovës. Dhe arsyeja është se Kosova është një dritë mes kombeve. Është një vend me shumicë myslimane dhe me një nga kushtetutat më të jashtëzakonshme në botë. Kosova një grua president dhe ka më shumë gra në legjislativ sesa Kongresi i ShBA-së. Garanton të drejtat e komunitetit LGBT” – tha Hyland, ndër të tjera.