Lajme

Hyseni: LDK-ja po rrëshqet drejt një partie komuniste, Abdixhiku s`mund të më largojë nga partia

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:09 / 25 November 2022

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skënder Hyseni, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësisë së LDK-së.

Ai ka thënë se reagimi i fundit i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten Osmani nuk ishte demokratik.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Hyseni ka thënë se ai reagim kishte shumë komunizëm.

Hyseni ka deklaruar se reagimi i LDK-së ndaj deklaratave të tij për presidenten ishte i llojit komunist.

“Ajo që më bëri përshtypje dhe pak më shqetësoi, është rrëshqitja e LDK-së dhe e Lumir Abdixhikut kah një parti komuniste, e cila bën distancime e diferencime”- ka thënë ai.

Ai është shprehur i habitur me reagimin e partisë së tij.

“Kaherë nuk kam parë një tekst më të shkurtër, që përmban shumë komunizëm ekstrem. Distancim, ftesë medieve që pse po merreni me Skënder Hysenin, përpjekja për t’ia mbyllur gojën dikujt, domethënë për ta ngulfatur lirinë e fjalës në një vend demokratik. Dhe krejt në fund, distancimi”- ka thënë Hyseni.

LDK-ja nuk e ka lexuar dhe dëgjuar intervistën time, por ka qenë një rreshtim absurd krah Vetëvendosjes, Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe të tjerëve. Kjo për mua është shqetësuese, sepse ta lë shijen që ajo celula e LV-së brenda LDK-së, që unë kam thënë se ekziston, është më shumë anti-LDK e pro Vetëvendosjes sesa LDK”, ka vlerësuar Hyseni.

Ndër të tjera, ish-zyrtari i LDK-së ka thënë se është më LDK se kryetari i partisë.

Unë jam LDK më shumë se Lumir Abdixhiku, ju siguroj. Nuk mundet mua me më larguar nga partia ime, në të cilën kam lënë 30 vjet, një fëmijë që flet pa menduar”- është shprehur ai.