Lajme

Hyseni për zgjedhjet e Serbisë: Kurti dhe Osmani i thanë jo Quint-it për një grusht votash të mjera

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:02 / 5 April 2022

Ish-koordinatori nacional për dialog dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, është deklaruar rreth kundërshtimit të institucioneve kosovare për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Hyseni ka folur edhe për zhgënjimin e vendeve të Quint-it për mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, teksa ka akuza edhe për presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, njofton Sot News.

Ai kundërshtimin e Osmanit dhe Kurtit për mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë e quan politikë populliste.

“Zotëri Kurti dhe zonja Osmani është dashtë të studionin në gjithë dimensionin e saj atë porosi dashamirëse dhe thirrje dashamirëse të Quint-it sepse ata i thanë jo – jo pse mendojnë që s’ka qenë dashamirëse dhe e qëlluar. Ata [Kurti dhe Osmani] i thanë jo për një grusht votash të mjera”.

“Kjo është politikë populliste e cila çdo veprim politik e kalkulon dhe e përkthen në votë” tha ai.

Hyesni, në “Rubikon”, vlerëson se kryeministri Kurti më shumë ka bërë fushatë që prej se mori këtë post sesa punë.

“Më thuani kur e ka ndërpre Albin Kurti fushatën parazgjedhore që kur është bërë kryeministër. Më shumë ka bërë fushatë parazgjedhore sesa që ka bërë ndonjë punë për këtë vend”.

Jak si postavit vlastní včelí Tajemní obyvatelé zahrady: Jak je poznat podle těchto Zahrada: Sandarium jako efektivní alternativa k hmyzímu hotelu jako Zahrada: Jak poznat Zahrada: Může váš soused zakázat oplocení? Zahrada: Jsou červnoví brouci přátelé nebo nepřátelé? Zahrada: Jak předcházet nedostatku živin u Trávníky: Zápach po sekání jako varovný signál - proč Trávník: Jak okamžitě reagovat, když narazíte na čarodějnické kruhy? Komáři: Skutečná nebezpečnost repelentů proti komárům Jak zvládnout neustálé štěkání psa u plotu ve vaší Rostliny na zahradě: Jak vás ochrání Neopatrní majitelé bazénů mohou čelit pokutě až 500 Bojovníci: zachraňte zelí před broukem mandelinkou Kávová sedlina: Skutečně chrání vaše rostliny před