9:28 / 27 January 2025
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat në këtë pozitë, Albin Kurti është sulmuar pak para fillimit të tubimit në Skënderaj.
Siç raportohet është shoqëruar në Polici, Lavdim Jashari, shkruan “Bota sot”.
Lavdim Jashari është militant i Partisë Demokratike të Kosovës.
Lavdim Jashari, Sami Lushtaku, Fadil Nura
Ai është parë shpesh nën shoqërinë e Sami Lushtakut, Fadil Nurës.
Kjo mund të vërtetohet lehtë edhe përmes fotografive të publikuara në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Lavdim Jashari, Sami Lushtaku