Disa foto provokuese (montazh) të këngëtares, Mihrije Braha po qarkullojnë në Tik-Tok të cilat e kanë mërzitur shumë këngëtaren. Nëpërmjet një reagimi të ashpër në të gjitha rrjetet e mundshme sociale, këngëtarja nga Kosova thotë se ata që kanë bërë një veprim të tillë do të dënohen.
Më poshtë statusi i plotë i saj:
”Këta 2 veta kriminela që bëjnë montazha të këtilla do të zihen shpejt dhe të denohen për këtë lloj krimi se krim është! Normalisht që unë nuk jam këtu dhe sigurisht që reagoj ! Është e tmerrshme ku shkon mendja e zezë e këtyre të mjerëve ! Unë s’kam nevojë për famë o të mjerë se jam e famshme ! Asgjë që del prej ketyre plehrave nuk na bënë as mua e as Naimin ,as familjen time që të ndjehemi keq, por për shkak të adhuruesve të sinqertë po reagoj duke ju premtuar se bashkë me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjet juve që jeni munduar me na fye mua dhe familjen time”, përfundon Mihrije Braha reagimin e saj.
