Lajme

“I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur”, Albi për debatet e Romeos:

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:08 / 7 February 2024

Albi Nako, banori i Big Brother VIP Albania, ka komentuar debatin në mes Rozës dhe Romeot.

Ai ka quajtur Romeon shfrytëzues të vajzave, sepse sipas tij ai nuk ka forcë të përballet vetëm, shkruan lajmi.net.

“Për mua kemi një Romeo, që është i vetëvendosur në shtëpi si një ‘babaxhan’. I ka hapur krahët tek të gjitha vajzat, e ka si një lloj taktike për t’u mbrojtur. Unë kam kuptuar që ky i përdor këto vajza sepse nuk ka forcë për t’u përballur vetë dhe … mos u poziciono sepse e di që do shpërthesh dhe ndaj meje ‘Babo’. Ky i përdor vajzat sepse është pa… je pa këllqe vëlla. E bën luftën me vajzat jo me veten. Ti je njeri që fyen, sulmon të tjerët, duke provokuar. Je njeri që shfazohesh kur flet”, është shprehur Albi.

Romeo e ka akuzuar që ai është fallco dhe manipulues.

“Lëri këto more. Në momentin që unë dal i preferuar, më ke ardhur dhe më ke thënë që më bëhet qejfi. Ti je njeri jo vetëm fallco. Është ai kamuflazhi që prisja dhe tani e kuptova kush je”, ka vazhduar Romeo.

Përveç debatit më Rozën, Romeo u kap edhe më Ilnisën në Prime-in e sotëm.