Lajme

“I kemi ndihmu Qeverisë me vota” – Pa lejen e Radojçiqit, Osmani s’do mund të bëhej presidente

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:00 / 22 December 2022

Fatmir Sheholli ka thënë se ngjarjet aktuale në veri të vendit, i ka paralajmëruar qysh më shumë se një muaj më parë.

Ai në Politiko ka kritikuar kryeparlamentarin Konjufca e kryeministrin Kurti, të cilët përmes deklaratave të tyre u kanë thënë mediave të mos e thërrasin atë në emsione, pasi sipas Shehollit, informacionet për veriun së pari po i jep ai, shkruan Gazeta10.

Sheholli tha se ndihet i prekur nga kjo kërkesë e Konjufcës, pasi sipas tij, u ka ndihmuar atyre me vota që sot ata të jenë në pushtet.

Mes tjerash, Sheholli përmendi edhe një element tjetër, ku tha se Osmani me leje të nënkryetari të Listës Serbe, Milan Radojçiq arriti të bëhet presidente.

“Krerëve të institucioneve s’po ju pëlqejnë që ne t’i dhëmë këto informacione të parët, edhe po ju thonë mediave mos të na thrrasin nëpër emisione. Unë s’kam problem me Konjufcën. Ai ka problem me neve, pasi që ne po dalim me informacione para kryeministrtit e para Konjufcës, dhe atyre mesa duket s’po ju pëlqejnë. E ka gabim nëse mendon që munden me ma ndalë gojën. Unë u preka, se ne i kemi ndihmuar Qeverisë, edhe Vjosa Osmanit me vota të Listës Serbe, edhe kryeministrtit të vijnë në pozitë. Fadil Gashi nga komuniteti rom dhe Adem Hoxha, nuk kishin votuar për Vjosën pa ja dhën lejën Milan Radojçiqi”, tha Sheholli më tej në Politiko.