Lajme

“I paska ‘kfjellë’ Albini”, Rron Gjinovci ironizon me komunikatën e BE-së për dialgoun Kosovën-Serbi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 19 September 2023

Rron Gjinovci ka reaguar ndaj BE-së dhe komunikatës së lëshuar nga ajo për bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai në një postim në Facebook tregoi dallimin e gjuhës së përdorur nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Nji kritikë Kosovës, njo Serbisë, njo Kosovës, njo Serbisë… Gjuhë e kujdesshme, e balancume me numër kritikash, kuptohet me disa fjalë e fjali pak ma kundër Kosovës, se t’ligut gjithmonë i bijnë ma fort, por shumë ndryshe prej qysh kanë komuniku deri tash karshi negociatave dhe Kosovës”, shkroi ai.

Gjinovci ironizoi duke thënë se Kurti i paska ‘kfjellë’.

Postimi i plotë

BE-ja në ferk të sabahit, ora 7:45 del me komunikatë. 🤔

Nji kritikë Kosovës, njo Serbisë, njo Kosovës, njo Serbisë… Gjuhë e kujdesshme, e balancume me numër kritikash, kuptohet me disa fjalë e fjali pak ma kundër Kosovës, se t’ligut gjithmonë i bijnë ma fort, por shumë ndryshe prej qysh kanë komuniku deri tash karshi negociatave dhe Kosovës.

I paska kfjellë Albini 😀