12:21 / 14 May 2023
“Post Big Brother VIP Albania”, po mbahet me debate të ashpra sonte.
Luizi u pyet lidhur me llafet që kinse Kiara e ka shfrytëzuar, shkruan lajmi.net.
Ai tha se gjërat nëse janë jo të vërteta do të shihen në vijim.
Këngëtari kërkoi që të i lëjnë ta shijojnë dashurinë e tyre.
Sipas tij e gjitha kjo ndodhi rastësore, dhe u çudit se pse ata dyshojnë tek Kiara e cila nuk e ka përkrahur kurrë në lojën e tij.
Pas kësaj nisën debatet e shumta edhe mes opinionistëve.