Lajme

I them Armend Zemajt: LDK dhe PDK janë një

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:32 / 19 August 2024

NGA: FATON MEHMETI

Marr shkas nga një postim në facebook që ka bërë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj lidhur me shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja. Në atë status Zemaj shkurtimisht shkruan “se LDK dhe Kosova janë një”. I kujtoi z.Zemaj se pas vdekjes së presidentit historik dhe udhëheqësit të LDK-së, fatkeqësisht LDK-ja përfundoi tek një ish-komunist i regjur, duke vënë në pah metodat e një regjimi partiak dhe shtetëror. LDK-ja u katandis aq sa humbi besimin e qytetarëve duke përfunduar në debakël në zgjedhjet e vitit 2021.

Pjesë e asaj klike që ka sjellë kaq poshtë LDK është edhe vet z.Zemaj. Kosova dhe LDK kanë qenë Një derisa ishte gjallë presidenti Rugova dhe kauza e tij epokale për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Pastaj kjo thënie u modifikua në sentencën “LDK dhe PDK janë një”.

LDK është shkaktare që PDK ka qëndruar për 12 vjet në pushtet, me çka shtetit i kanë sjell të këqija të shumta. Përkundër kësaj këto dyja në opozitë nuk kanë ndryshuar pavarësisht dështimit, dhe vazhdojnë ende të mbesin aty ku ishin, me mendësinë e njëjtë të shpërfilljes së realitetit. Prandaj, LDK dhe PDK e kanë të vështirë të shihen si alternativë, ngase ardhja në pushtet ndodh kur opozita reformohet, bëhet e besueshme tek qytetarët e rrjedhimisht pozita e humb besimin, mbështetjen.

Armend Zemaj duhet të jetë i vetëdijshëm se LDK është përgjegjëse për mëkatet ndaj shtetit, edhe vet është pjesë e saj. Para se të përhap propaganda është mirë të jetë i vërtetë ndaj votuesve besnikë të LDK-së, të cilët i ka tradhtuar për sa interesa personale e meskine.