12:48 / 18 July 2024
U bë kohë e gjatë që këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi është larguar prej botës së muzikës.
Që prej asaj kohe ai nuk është parë në as ndonjë intervistë dhe një publik mjaft i gjerë ka bërtitur dhe ende vazhon ta bëjë për rikthimin e tij!
Sakaq në një intervistë të zhvilluar së fundmi për “Pushime on Top” Eneda Tarifa ka përmendur emrin e këngëtarit. E pyetur se me cilin prej këngëtarëve ajo do të dëshironte të bënte një duet, Eneda është shprehur:
“Diçka konkrete nuk ka, por me shumë kënaqësi do të kisha bërë një duet me Flori Mumajesin. “
E pyetur nga moderatori: “Nga bëhet Flori?”, këngëtarja tha: “Mirë është”!
Mbetet për t’u parë nëse Flori do të rikthehet përsëri pas zhurmës që ai ka krijuar kudo.
