Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se politikani më serioz dhe më i besueshëm në Shqipëri është Sali Berisha.
Në Çim Peka Live, Meta tha se një pohim të tillë ia ka thënë edhe Edi Ramës në sy.
“Ia kam thënë Edi Ramës, ka qenë Gramoz Ruçi, Petrit Vasili, ia kam thënë në sy, kam bashkëpunuar me të gjithë ju, sërish pas 20 e ca vitesh, politikani më serioz është Sali Berisha. Kjo është një meritë e Sali Berishës që ka disa elementë të qëndrueshmërisë, të karakterit, të integritetit, por është për të ardhur keq se Shqipëria duhet të kishte nxjerrë politikanë të tjerë që të ishin të besueshëm, të qëndrueshëm, transparentë kur bëhet fjalë për integritetin e tyre dhe jo të bëjnë si Edi Rama që fshihet dhe ka tmerr nga komisionet parlamentare dhe do të ndryshojë Kushtetutën për komisionet”, tha Meta.