6:39 / 24 February 2024
Vjedhjet në shtëpitë e qytetarëve janë të shumta dhe janë kthyer në problem serioz për ta.
Problem shumë i madh është edhe vjedhja e tri lopëve për një nga qytetarët e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka biseduar me pronarin e lopëve i cili është parë i shqetësuar dhe ka thënë se ato lopë kishin vlerë deri në 4500 Euro.
“I kanë marrë edhe më kanë shkru mesazh ‘Për 45 minuta i kemi ngarkuar’”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se vjedhjet në fshatra janë të mëdha deri sa ka qenë falënderues nga Zoti që nuk i ka ndodhur diçka familjes.
Video: