Lajme

Idriz Zeqiraj:Faji i parë- Kurti ra pre e reagimeve duke shkarkuar padrejtesisht këshilltarin Shkëlzen Gashi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:14 / 13 August 2022

Sa i përket qeverisjes së Albin Kurtit për këtë kohë sa është në pushtet ka folur për ‘Bota sot’ publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj. Ai thotë se ka besuar shumë në guximin e Albin Kurtit, mirëpo është zgjënjyer për disa arsye.

“Kam besuar shumë në guximin qytetar të Albinit, me djemtë e vajzat aktiviste të Vetëvendosjes. Por, pjesërisht, po zhgënjehem:

Faji i parë: Këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, tha një të vërtetë, se “edhe UÇK-ja ka vrarë një mijë serbë”. Dhe, kjo është e vërtetë. Ish-ambasadori shqip-folës në Kosovë, ka deklaruar se “UÇK-ja vrau gjyshërit e bashkëshortës time, për t`ua marrë banesën”! Për këto motive të ulëta kanë ndodhur edhe ato vrasje, që përmend ish-këshilltari i Kurtit. Kriminelët reaguan dhe Kurti u dorëzua, duke shkarkuar, padrejtësisht, këshilltarin Gashi.