Ballina

Iken rinia…Toka pa njerëz, s’vyn sen” – Babai i ish-presidentit: Po brengosem që po na ikin të rinjtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:59 / 16 February 2023

Teksa ka rrëfyer momente nga lufta në Kosovë dhe detaje tjera nga jeta e tij, Haxhi Thaçi babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka komentuar edhe ikjen e të rinjve nga Kosova.

Haxhi Thaçi u shpreh i brengosur me ikjen e të rinjve, teksa i ka porositur ata se “meshkujt e kësaj toke s’duhet me harru këtë vend”, shkruan Gazeta10.

Qysh se kujtoj. Nuk ma ka marrë mendja që Hashimi bahet president e kryemiistër, se s’kam marrë vesh unë. Vec jam lutë ishalla fiton i drejti. As s’jam pishman. Deri qetu e fituam. Kosova Republikë ka me mbetë përgjithmonë. Njerëzit shkojnë. Jam tu mendu për qeta që po shkojnë jashtë. Me dashtë Zoti me j’au dhanë mend. Mos me i lanë meshkujt e këtë vend mos me harru. Me i mësu e me i eduku fëmijët. Toka pa gjinë, s’vyn sen. Unë 12 nipa i kam. Janë rrit, e po më vijnë. Dje janë ardh krejt e u mbush oborri edhe u kënaqa”, ka treguar mes tjerash babai i ish-presidentit Thaçi për Politiko./Gazeta10