Lajme

Ilir Ferati: Gratë dhe vajzat e Istogut janë forca që e frymëzon rrugëtimin tonë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:08 / 4 October 2025

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e komunës.

Në këtë takim, Ferati ka theksuar se kontributi dhe përkushtimi i grave të Istogut janë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës dhe të vizionit të tij politik.

“Frymëzimi ynë më i madh janë nënat, gratë dhe vajzat e Istogut. Mbështetja që mora sot nga to është një motiv i fuqishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët për një Istog edhe më të zhvilluar”, ka deklaruar Ferati.

Ai falënderoi Forumin e Gruas në Gurrakoc për organizimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se LDK mbetet e përkushtuar për të forcuar rolin e grave në çdo fushë të jetës shoqërore dhe politike.

“Kur gratë janë të bashkuara, bashkohet edhe Istogu. Ky rrugëtim është i yni, për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë,” u shpreh ai.