Lajme

Ilir Mirena tallet me VV-në: Pse Listës Guxo nuk ia punësuat ndonjë militant në KEK?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:57 / 5 April 2022

Analisti dhe gazetari Iliri Mirena, ka ironizuar pas raportimeve për punësime masive të aktivistëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike të Kosovës, nëpërmjet një konkursi në javët e fundit.

Mirena, ka thënë se në mesin e qindra aktivistëve të punësuar të VV-së, nuk ka të punësuar asnjë prej aktivistëve të Listës Guxo.

“E qysh Listës Guxo mos me ia punësu askënd në KEK, e knej krejt Qeveria Kurti varet prej tyre!”, ka shkruar Mirena në Facebook me habi.

Sipas Mirenës, Lista Guxo ka në dorë Qeverinë e Vetëvendosjes, prandaj sipas tij, ajo duhet të ketë kujdes.

“Me dashtë këta me ia ngrehë tepijun Kurtit, krejt qeveria tekërlomsh bahet, a knej as ni tezak, dajë, kushëri, a militant s’ia kanë punësu në KEK…”, ka shkruar aai.

“Boll t’durueshëm ishin edhe k’ta t’Listës…”, ka shkruar në fund Mirena me ironi.