Projekti i organizatës JICA ka shkaktuar jo pak debat në Istog, e në lidhje me këtë ka reaguar edhe anëtari i partisë GUXO Armond Maxharraj
Postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook [Vazhdon pas reklamave]
“Iliri i dezinformatave…
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, duket se ka harruar se çfarë është realiteti, duke përdorur projektin e organizatës japoneze JICA si një “selfie” politik për të përhapur mburrje dhe për të përkrahur imazhin e tij publik.
Iliri paska filluar të paraqes projektet e huaja si alibi për të rritur imazhin e tij. Projekti për mbjelljen e lisave në gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, Shfmu “Bajram Curri” në Istog dhe Dubravë me qëllim të zbutjes dhe ndikimit të erërave përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë është projekt regjional i financuar nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Duke përdorur këtë rast si një platformë personale, ai paska tentuar të vë veten nga pozita e mysafirit të nderit, në qendër të vëmendjes publike, pa u marrë vesh se roli i tij ishte më shumë dekorativ sesa kontribues në projekt.
