Lajme

Ilnisa Agolli zbulon projektin me Meritonin/ Egla Ceno e pranishme në audicion…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 3 November 2024

Ilnisa Agolli zbuloi për herë të parë lajmin se do të realizojë një film së bashku me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi

Teksa Einxhel Shkira e pyeti për detajet e projektit, Ilnisa zbuloi në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel se audicionet ende nuk janë hapur.

Megjithatë, ajo përmendi me humor se personi i parë që do të marrë pjesë në audicion është Egla Ceno.

“Nuk janë hapur akoma audicionet, por Egla do të jetë e para,” tha ajo duke qeshur.

Pjesë nga intervista:

Einxhel: Egla, do të pranosh?

Egla: Jam profesioniste.

Ilnisa: Është profesioniste, ndoshta edhe audicionin mund ta fitonte.

Egla: Më mbani!

Ilnisa: Po, është e vërtetë, e kemi në plan.