1:40 / 23 January 2024
Meriton Mjekiqi është banori nga Kosova që po merr pjesë në formatin televiziv “Big Brother VIP Albania”.
Pjesëmarrja e tij po merr vëmendje të madhe dhe loja e tij po komentohet, shkruan lajmi.net.
Ai ka krijuar lidhje të forta me Rikën dhe Ilnisën, madje me këtë të fundit po tregon një afërsi të veçantë.
Ky afrimitet po flitet se së fundi kanë treguar një lidhje edhe më të ngushtë.
Mbrëmjen e kaluar, një moment i veçantë u fiksua nga kamerat e shtëpisë, ku Ilnisa u pa duke e përqafuar Meritonin me fjalët e ëmbla: “Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”.