Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi mesa duket po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pas daljes nga shtëpia e “BBV3”, e dhe pse u aludua se familja e moderatorit nuk pranonte lidhjen mes tyre.
Dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa nuk kanë munguar postimet e ndara prej tyre në rrjete sociale.
Po ashtu, së fundmi Ilnisa ka ndarë një fotografi me partnerin, teksa ky i fundit e puth në faqe.
“Përgjithmonë dhe përngaherë”- shkruan gazetarja krahas fotografisë.
Po vëmendjen ka marr edhe komenti i Meritonit dhe i vëllait të Ilnisës.
“Të dua!”, i ka shkruar Meritoni partneres së tij, ndërsa vëllai i saj shkruan më poshtë “Kush djeg kripë sonte”.
Rikujtojmë se çifti kanë qenë ish-konkurrentë të “BBV” ku Meritoni ishte një prej finalistëve e ndërsa rrugëtimi i Ilnisës përfundoi kohë përpara finales.