Lajme

Incizimi me ShehoIIin: BaIje thotë se ishte “para gjashtë vitesh,akuzon VV-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:51 / 10 October 2025

Deputetja boshnjake Duda Balje ka mohuar se biseda e saj me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, që e publikoi RTK-ja, ka pasur qëllime antikombëtare dhe ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e audioincizimit si goditje politike.

Balje tha se incizimi i publikuar nga televizioni publik është i vjetër më shumë se gjashtë vjet, nga koha kur ishte funksional grupi multietnik GP 6+.

“Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar”, deklaroi ajo, siç e citoi Koha.net

Sipas Baljes, tema e bisedës ka qenë vehabizmi, me të cilin kanë pasur probleme në Prizren. “Me z.Shehollin nuk ekziston asnjë deputet i komunitetit i cili nuk ka biseduar me të. Jam e bindur për këtë sepse ka pasur një institut për komunitete dhe këto kanë qenë arsyet se pse shpesh ka biseduar me ne”, shtoi ajo.

Balje theksoi se gjatë katër-pesë mandateve si deputete, asnjëherë nuk ka vepruar kundër interesave të Kosovës. “Asnjëherë, asnjë gjë, bile edhe të vogël nuk kam bërë kundër shtetit tim Kosovës. Asnjëherë”, tha ajo.

Deputetja boshnjake pretendoi se kjo është goditja e dytë nga VV-ja pas vendimit për të mos e përkrahur këtë parti. “Në këtë mandat prej momentit kur unë kam vendosur të mos e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje këtu është praktikisht goditja e dytë. Të parën ma kanë prekur familjen, prindërit e fëmijët e tash personalisht ndaj meje”, shtoi Balje.

Të premten, RTK publikoi audioincizimin ku Sheholli dëgjohet duke pohuar miqësinë dhe lidhjet e forta me Milan Radoiçiqin. Sheholli u arrestua të enjten nga Policia e Kosovës me asistencë të AKI-së, nën dyshimin për spiunazh. Ai ka qenë pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë në fillim të viteve ’90 dhe më vonë inspektor i UDB-së.

Descoperiți cele mai bune sfaturi și trucuri pentru viața de zi cu zi, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Aici veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă îmbunătăți viața și a vă bucura de preparate delicioase și cultură sănătoasă pentru grădină. Cum să înlocuiești sarea din dieta zilnică: Programul în care Cum limitele personale întăresc căsniciile: impactul De ce trebuie să păstrați merele izolate în frigider: reguli Cum să gătești Descoperiți cele mai bune secrete pentru gătit și trucuri utile în bucătărie, împreună cu sfaturi practice pentru grădinărit și creșterea plantelor în propria grădină. Aici veți găsi articole interesante despre cum să vă bucurați de o viață sănătoasă și creativă, împreună cu o serie de rețete delicioase și sfaturi practice pentru a vă îmbunătăți abilitățile culinare și aptitudinile pentru grădinărit. Vă invităm să explorați și să descoperiți secretele pentru a vă bucura de o viață mai bună și mai plină de satisfacții!