Lajme

Instrumentalizim i sindikatave në prag fushatës? Hamza me premtim zgjedhor: Do t’i rrisim pagat e shëndetësisë për 50%

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:12 / 16 December 2024

Sikurse thuajse në të gjitha zgjedhjet paraprake, edhe në këto zgjedhje partitë politike ua mësyejnë sindikatave për vota në prag zgjedhjeve, duke iu premtuar zakonshëm rritje të pagave.

Avazinë e vjetër tē partive politike, e ka vazhduar edhe kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili sot takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë.

Hamza ka thënë se Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë, përpos mbështetje të duhur dhe kushte që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë.

Ai ka thënë se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne.

“Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetjen e duhur dhe kushtet që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë. Rritje 50% të pagave për mjekët, infermierët dhe stafin tjetër shëndetësor. Investime në pajisje dhe teknologji moderne. Një buxhet të qëndrueshëm për sektorin e shëndetësisë, duke garantuar ilaçe dhe shërbime cilësore. Sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë i mbështes kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.