Lajme

Interesante- Një tavolinë e vogël kafeneje i zë gjysmën e deputetëve të LDK’së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 20 October 2022

Pasi Kuvendi shkoi në pauzë, deputetët e LDK-së shfrytëzuan kohë për të pushuar pak, shkruan Insajderi.

Një tavolinë e vogël kafeneje arriti që t’i zë gjysmën e deputetëve të LDK-së, derisa të pranishëm ishin shtatë prej tyre.

Arben Gashi, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku dhe Rrezarta Krasniqi nën rrezen e diellit po shijonin kafen e pauzës.

Grupi parlamentar i LDK-së përbëhet nga gjithsej 15 deputetë. Ndonëse, dikur ata përbënin numrin më të madh në Kuvend.

Tashmë LDK nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut renditen në grupin e tret sa i përket numrit të deputeteve, pas PDK dhe VV-së.

Sot në Kuvend është diskutuar për vendosjen e çmimit tavan për produktet esenciale, i cili nuk u votua nga opozita.