Lajme

‘Intimidim, votim familjar dhe patronazhistë’ /Tomor Alizoti denoncon: Hilet e PS në Elbasan janë të padiskutueshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:03 / 11 May 2025

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, ka ngritur shqetësime serioze mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, duke akuzuar Partinë Socialiste për përdorim të mekanizmave që ndikojnë në vullnetin e votuesve.

Në një deklaratë për mediat, Alizoti u shpreh se në disa zona të Elbasanit janë konstatuar raste të presionit dhe intimidimit ndaj zgjedhësve, ndërsa theksoi si problem madhor fenomenin e votimit familjar dhe patronazhistëve. “Përdoren të gjitha mekanikacionet. Ka grupe njerëzish që intimidojnë zgjedhësit. Ka intimidime dhe votime familjare. Hilet e PS janë të padiskutueshme,” u shpreh ai.

Sipas tij, komisionerët e opozitës kanë dokumentuar një sërë shkeljesh dhe janë përgatitur dosje përkatëse për abuzimet. “Komisionerët tanë kanë parë çdo gjë dhe ne kemi përgatitur dosje për abuzimet. Këtu ka patronazhim,” tha Alizoti.

Megjithatë, ai shtoi se ka vënë re një reagim pozitiv nga qytetarët, të cilët, sipas tij, po tregojnë më shumë vetëdije dhe angazhim në mbrojtje të votës së lirë.