Lajme

Invalidi i UÇK-së thotë se e ka rrahur “fort” Radojçiqin 2 orë s’ka mujt m’u çu

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:47 / 2 August 2023

Milan Radojçiq është emër shumë i njohur në Kosovë, madje ishte personazhi kryesor në përgjimet e publikuara javë më parë ku e përfshirë ishte shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Radojçiq njihet për veprimtari kriminale me çfarë e mori ndëshkimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u sanksionuar.

Ai po ndiqet edhe nga Policia e Kosovës për shkak të veprimtarive kriminale.

Por 26 vjet më parë, Shkumbin Hoti thotë ta ketë rrahur Radojçiqin, pasi e përshkruan si djalë problematik.

Hotië shtë veteran i UÇK-së dhe në Frontal të T7 ka rrëfyer për këtë rast.

“Milan Radojciqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojiçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty”, tha ai.