Lajme

“Isa i vogël sot paska thanë se Kosova nuk ka qeveri”/ Abdixhiku merr një kundërpërgjigje të fortë – këtë gjë ia kujton profesori nga SHBA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:40 / 24 September 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot ka hedhur një varg akuzash kundrejt Qeverisë Kurti.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës në vend të gjendjes së zgjidhjes për çdo problem bazik nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, dëgjohen narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionet për rrëzim të qeverisë.

Për më tepër, ai deklaroi se Kosova sot nuk ka qeveri.

“Kosova sot nuk ka qeveri, jemi në krizë dhe kapërcimet politike i bëjmë nga kriza në krizë. Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë. Kjo është gjuha e paaftësisë dhe dështimi qeveritar ka vetëm një përfundim, atë të ndjelljes së frikës. Sot në vend të një qeverie që sjell dialog, qetësi, zhvillim e kujdes, qytetarët tanë marrin kërcënime të luftës, një kërcënim me luftë jashtë e polarizim ballafaques i brendshëm“, tha ai.

Këtë deklaratë të Abdixhikut e ka quajtur skandaloze analisti dhe veprimtari nga SHBA, Prof. Dr. Binak Maxharraj.

Image

Binak Maxharraj

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Maxharraj duke e quajtur Abdixhikun si “Isa i vogeël”, ka deklaruar se ai mund të jetë ende i tronditur nga humbja e madhe që e pësoi LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Ky farë Isa i vogël siç po e quajnë sot paska thanë se :”Kosova nuk ka qeveri”.

Ndoshta ky njeri është hala i traumatizuar nga goditja e madhe qe i ndodhi me 14 shkurt 2021, kur votuesit e rrëzuan për tokë LDK ne vetëm 12% për herë te parë në historinë e saj me vetëm diçka mbi 100 mijë vota.

Por, pas kësaj goditje Isa i vogël paska harrua se në zgjedhje fitoi koalicioni LVV-Lista GUXO, i cili fitoi mbi 400 mijë vota ose fitoi me mbi 50%, kurse vetëm Lista GUXO mori më shumë vota se sa krejt LDK.

Dhe u formua qeveria e re Kurti II, e cila qe një vit po e heq të “zitë e ullirit” të pastrojë llomin e lënë nga qeveria e PAN-stëve në bashkëpunim me LDK”, ka thënë Maxharraj.

Aipas tij, qeveria për këtë vit sa është në qeverisje po bënë punë të mëdha në luftimin e korrupsionit të shkaktuar nga “PAN-istët dhe LDK-istët” .

“Po, lufton ne ç’ kapjen e shtetit nga këto dy subjekte keq qeverisëse.