Lajme

Isa Mustafa: Hashim Thaçi ka rrejt për Asociacionin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:01 / 3 March 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryediplomati Enver Hoxhaj “kanë gënjyer sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e Asociacionit”.

Ai ka thënë se marrëveshja e parë nuk ishte vetëm e tillë por edhe ligj i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Gënjeshtër ka qenë se vërtet ka rrejt edhe Thaçi dhe Enver Hoxha, rrejshin haptas sepse nënshkrimi për marrëveshjen e parë në të cilën gjashtë pikat e para janë për Asociacion sepse atje thuhet se themelohet, ajo është marrëveshje për themelimin e Asociacionit. Ka shkuar në Kuvend dhe është ratifikuar me 84 vota dhe është ratifikuar me ligj dhe pastaj Kuvendi e ka ratifikuar me ligj marrëveshjen dhe presidentja e ka nënshkruar ligjin për ratifikimin për marrëveshjen e parë. Kështu që marrëveshja e parë është ligj, jo vetëm marrëveshje.” – ka thënë Mustafa në Tëvë1.

Tutje ai ka thënë se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen, por sipas tij ka dhënë parime se si mund të bëhet statusi i Asociacionit.

“Ne nuk kemi nënshkruar, ne kemi nënshkruar parime. Kemi shtruar një rrugë se si mund të bëhet statuti i asociacionit dhe cilat janë rrugë që ai statut të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe asociacionit të jetë në harmoni me Kushtetutën. Mirëpo Thaçi këtë e ka thënë në momentet kur filloi të kërkojë zgjidhje tjetër, korrigjimin e kufijve. Këtu ka qenë jo parimor dhe ka qenë jo i sinqertë sepse nuk mundesh ti, do të thotë e ka nënshkrimin e tij. Nuk ka mundur të shkoj marrëveshja në kuvend në shqyrtim pa nënshkrimin e Thaçit si kryeministër dhe ai ia ka propozuar Kuvendit. Qeveria Thaçi e ka dërguar atë marrëveshje për ratifikim.” – ka thënë ndër të tjera Mustafa.