Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar ashpër opozitën e Kosovës.
Mustafa për kosovalive.net ka thënë se opozita nuk ka kauzë të qartë politike. Sipas tij, opozita bën gabim të madhë nëse thotë se s’janë të interesuar të rrëzojnë Kurtin. Ai shtoi se nëse se rrëzojnë Kurtin, le të bëhen me të dhe le ta dërgojnë në ferr Kosovën.
Ridvan Berisha: A shihni kauzë kohezive të konsoliduar opozitare për t’u përballur objektivisht me një subjekt që sot është në pushtet, e që në gjykimin tuaj, erdhi në pushtet nën kamuflimin se ata përfaqësojnë pastërtinë dhe gjithë ju të tjerët e pëfaqësoni të keqën?
Isa Mustafa: Po duket tash qartë, e tepërt të thuhet se cilën pastërti po e përfaqësojnë këta që janë sot në pushtet, kjo pastërti nuk i nevojitet asnjë vendi, nuk na nevojitet as neve, nuk është kurrëfarë pastërtie është një gënjeshtër, një mashtrim shumë i madh që po ushtrohet dhe është ushtruar ndaj qytetarëve, disave ua kanë larë edhe mendjen, mirëpo njerëzit dalngadal do të vetdijsohen edhe lidhur me këtë situatë, ndërkaq sa i përket kauzës, unë nuk shoh që opozita ka një kauzë të qartë politike se të gjithë po veprojnë nga këndi i tyre, por mendoj se opozita kanë mjaftë argumente, kanë mjaftë materiale, kanë mjaftë opinione që t’I shfrytëzojnë dhe t’i zhvillojnë para qytetarëve të Republikës së Kosovës, t’I zhvillojnë aty në Kuvend, natyrisht jo përmes dhunës por përmes argumenteve, të ju ndihmojnë edhe mediave se edhe mediat tash po zhvillojnë një fushtë, jo një fushatë por një opozitarizëm shumë të faktum edhe shumë të argumentum para qytetarëve dhe do të ishte gabim i madhë që opozita të thotë ne nuk jemi të interesuar të rrëzojmë qeverinë e qeveria duhet të bjerë vetë sepse nëse s’janë të interesum të rrëzojnë qeverinë atëherë shtrohet pyetja çka po bëjnë aty atëherë, pse s’po bëhen edhe vetë qeveri, të bëhet një qeveri me krejt pozitë e opozitë e le ta qojnë në ferr këtë vend.