Lajme

Isa Mustafa për ndihmën 100 euro të Qeverisë Kurti: S’e zgjidhin problemin e askujt, e zbrazën buxhetin për 100 milionë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:04 / 15 April 2022

Isa Mustafa ka dhënë mendimin e tij për 100 milionë eurot e ndara nga Qeveria Kurti për qytetarët e sektorit publik dhe sektorit privat, me ndihmë 100 euro për të punësuarit.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë për Indeksonline se me 100 euro nuk zgjidhet problemi i askujt, dhe në të njëjtën kohë buxheti zbrazet për 100 milionë euro.

“Në këtë situatë, kur po rriten çmimet dhe po i bie vlera euros çdo ditë, është vështirë të kritikohet çdo ndihmë që iu jipet qytetarëve. Ndihma të tilla zakonisht aplikohen në situata të jashtëzakonshme. Në këtë situatë 100 euro si ndihmë nuk e zgjidhë problemin e askujt, por e zbrazë buxhetin për 100 milionë euro” ka thënë Mustafa.

Ish-kryeministri i Kosovës e ka dhënë versionin e tij se si do të vepronte po të ishte në detyrën që e kishte dikur.

“Për mendimin tim, Qeveria është dashur që këto mjete ti orientojë për qytetarët mbi bazën e politikave të qarta sociale: kategoritë më të rënda sociale, pensionistët, familjet me të ardhura të ulëta dhe subvencionime të punësimit për kategori të veçanta në sektorin privat. Përndryshe nevojiten politika aktive sociale, për ta mbështetë sektorin privat dhe punësimin. Ndihmat iu nevojiten qytetarëve,ato zgjidhin një nevojë sot, por jo edhe nevojën e nesërme” ka thënë Isa Mustafa.