Lajme

Ish-banori i BBVA ‘sulmon’ ashpër opinionisten e Ori Nebiaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:43 / 31 May 2024

Pak ditë më parë Ori Nebijaj e cila ka qenë këtë vit për herë të parë në panelin e opinistëve në “Big Brother Vip”, komentoi disa nga situatat më të bujshme që kanë ndodhur në shtëpinë më të famshme si dhe disa prej personazheve.

Për këta të fundit e ftuar në një program, Ori veçoi Rozën si banoren që i ka bërë më shumë “empati” pasi sipas saj dukej më e ngarkuar emocionalisht.

Lidhur me këtë koment, Bledi Mane e ka “sulmuar” opinionisten në një postim në “Instagram” ku shkruan se ajo as nuk ja di kuptimin fjalës “empati”, përndryshe do i dilte maunes para (shprehja që ka përdorur Roza pak ditë më parë pas fitores së Eglës).

“Në qoftë se Ori Nebiaj e di kuptimin e fjalës “empati” unë do i dal maunës para…”, shkruan ai në postimin në Instagram.