Spektakli i sotëm filloi me një ngjarje që ka tronditur banorët por edhe shikuesit. Pas një numri të madh akuzash e kritikash që iu adresuan Luizit, reagon shoki i tij Meridiani, i cili ishte banor i Big Brother Vip Albania, vitin e kaluar.
Ai thotë se Zhaklina është e fundit që duhet të “shesë” moral banorëve duke iu përmendur fëmijët, pasi ajo vet ka deklaruar se është kundër krijimit të familjes. Ish-banori i Big Brother, duket shumë i revoltuar me “akuzat” që mori miku i tij, shkruan “Kosovarja”.
Banori më i ndjekur i këtij edicioni, Luiz Ejlli, ka thyer çdo rekord shikueshmërie, teksa më së shumti është ‘shfrytëzuar’ e manipuluar nga vetë produksioni për të arritur të hyrat e majme.
Produksioni i Big Brother Vip Albania, ka marrë dy vendime ditën e sotme, vendime këto që nuk i kishte marr për 70 ditë gjatë zhvillimit të këtij spektakli. Dita e sotme ishte e kobshme për ish misin Ermiona Lekbella dhe aktoren Eva Alikaj, qe te dyja u s’kualifikuan nga loja.
