Lajme

Ish-deputeti i LDK-së: Strukturat paralele serbe duhet hequr me rrënjë e themel – Heshtja e opozitës, tregon që Kurti nuk ka opozitë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:22 / 31 August 2024

Dje Policia e Kosovës ka marrë një aksion në veri të Mitrovicës për mbylljen e strukturave paralele serbe që kanë operuar në veri.

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se këto struktura duhet hequr me rrënjë sepse nuk mund të kenë vend në Kosovë.

Ai komenton edhe qëndrimet e opozitës, duke thënë se heshtja e tyre, tregon se Kurti nuk ka opozitë.

Postimi i plotë:

Strukturat paralele të Serbisë duhet hequr me rrënjë e themel. Ato nuk kanë dhe nuk mund të kenë vend në Kosovë. Dhe ky duhet të jetë pozicioni i gjithsecilit. Fakti që LDK, PDK dhe partitë tjera sot heshtin, tregon që Albin Kurti nuk ka opozitë.