Ish-ambasadori, Lulzim Peci u shpreh se qeveria në detyrë me Albin Kurtin është duke abuzuar me pushtetin me vendimet që janë duke marrrur.
“Qeveria e tanishme është duke abuzuar me pushtetin, ata nuk kanë të drejtën kur ju ka dalur mandati, kur as në qeveri në detyrë mos janë realisht, me marrë vendime qfarë janë duke marrë edhe ky është abuzim klasik me pushtetin, e të njëjtin abuzim po tentohet të bëhen edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha Peci.
Ai foli edhe lidhur me takimin e Albin Kurtit dhe Memli Krasniqin ka thënë se ky takim ka sjellur mbyllje të dialogu politik.“Pikërisht pas takimit me kryetarin e PDK-së Krasniqin dhe Kurti dhe LVV e bënë këtë lojë me të cilën unë besoj që ka humbur në tërësi edhe aj pak besim i ndërsjelltë që ka ekzistuar në mes LVV-asë dhe partive të tjera. Në këtë rast PDK-së po flasim, edhe me këtë mendoj që në një formë I është mbyllur edhedera e dialogut politik”, tha ai. /21Media