Ballina

Ish këshilltari i Thaçit: Nëse dalin fjalët e Vuçiqit për ç’njohje, fajet i ka Gërvalla

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:26 / 5 January 2023

Nëse del se Kosovën e kanë çnjohur 9 shtete, meritat nuk i ka Vuçiqi e Daçiqi por Gërvalla”

Ish -Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se nëse janë të vërteta pretendimet e presidentit të Serbisë se Kosovës do t’i hiqen nëntë njohje, atëherë “meritat” duhet t’i jepen kryediplomates kosovare.

“Nëse dalin pretendimet e Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve të vërteta, atëherë meritat nuk i ka as Vuçiqi e as Daciqi, por i ka Donika Gërvalla”, ka shkruar ai.