Ballina

Ish këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën i shqetëson lufta e UÇK-së…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 17 December 2022

null

Ish-Këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka reaguar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk janë deklaruar ende për dënimin e komandant Salih Mustafës sot nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se Osmanin dhe Gërvallën e shqetëson shumë lufta e UÇK-së.

Postimi i plotë:

“Sa shumë e shqetëson Vjosen dhe ‘mini-me’ e saj, Donikën, lufta çlirimtare e UÇK-së.

Sa shumë i qetëson dënimi me 26 vjet i një pjesëtari të kësaj lufte!”, ka shkruar Behrami në llogarinë e tij në Facebook.

Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.

Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte.