12:19 / 15 September 2024
Konvertimet nga feja islame në atë katolike janë shpeshtuar kohët e fundit në Kosovë, ose së paku kështu po prezantohen raste në publik.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe me ish komandantin e UÇK-së, Naser Shatri, i cili ka ndërruar fenë nga musliman në katolik dhe po ashtu edhe emrin nga Naser në Luigj.
Ekipi i Veriu Tv ka qëndruar në kishën e Zllakuqanit ku ka takuar Shatrin i cili ka rrëfyer mbi arsyet e konvertimit të tij nga feja islame në atë katolike.
Ai ka përmendur hoxhallarët dhe deklaratat e tyre që e kanë shtyrë të ndërmarrë një vendim të tillë.
Për më shume ndiqni videon: