Lajme

Ish-kryetari i Kamenicës padit aktualin, shkas reforma në shkolla (VIDEO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:31 / 12 March 2022

Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka iniciuar proces juridik kundër pushtetarëve të tashëm lokal, pas shfuqizimit të vendimit të tij për reformën arsimore.

Sipas tij, kur një vendim është ligjor, e veçanërisht i konfirmuar si i tillë edhe nga Gjykata Supreme, nuk mund të shfuqizohet përveç nëse shkakton rrezik të shëndetit publik ose ndërrohet legjislacioni, e në këtë rast nuk ka ndodhur asnjëra.

Kastrati deklaron se mbajtja e mësimit në shkollat e fshatrave që ishin pjesë e reformës është i dëmshëm, meqë në to zhvillohet mësim me numër të vogël nxënësish, e po ashtu dëmtohet edhe buxheti i komunës.

Bashkë me ish-kreun komunal, në proces janë edhe 2 prindër, derisa në seancat që janë mbajtur nuk ka marrë pjesë pala e kundërt,  komunarët e Kamenicës. Këta të fundit nuk deshën të flasin asgjë në lidhje me këtë çështje.