Lajme

Ish Presidenti Meta: Kurti i përgatitur dhe konstruktiv në Bruksel

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:16 / 1 March 2023

Ish Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas pranimit të planit evropian nga Kurti dhe Vuçiq, duke e përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas tij kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv në Bruksel, raporton Gazeta10.

Ai tutje ka thënë se shpreson që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejtë marrëveshjen, sepse sipas tij koha kurrë nuk mund të kthehet pas.

“E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin”, ka shkuar Meta./Gazeta10/