Pas caktimit prej një muaj paraburgim të pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj, për plagosjen e dy shtetasëve serb në Shtërpcë, ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri.
Përmes një shkrimi në Facebook, nuk është pajtuar me masën e paraburgimit ndaj Kurtajt, duke thënë se është jo e duhur.
“Masa per tija vazhdu paraburgimin Ushtarit qe nuk pranoj te ndalohet nga Huliganet Serb është jo e duhur!Si veteran i UÇKsë kerkoj nderprerijen e Paraburgimit per Ushtarin e FSK”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
AZEM JEMI ME TY!
Masa per tija vazhdu paraburgimin Ushtarit qe nuk pranoj te ndalohet nga Huliganet Serb është jo e duhur!
Si veteran i UÇKsë kerkoj nderprerijen e Paraburgimit per Ushtarin e FSK.
Veprimi i ti ne vetëmbrojtije ka qen i duhur.Mir qe ka kalu pa pasoja fatale.
Azemi nuk pranoj te poshtrohet sikur disa Polic Kufitar te Kosoves qe i paten Poshtnu Gjandarija Serbe.
Merrne me mend sikur te kishin zbrit nga vetura e tja kishin desh teshat e FSK së.
Te rit Serb kan qen te nxitur nga Lista Serbe per ta provoku Azemin!
AZEM ne veteranet e UÇKsë te pergzojm per durimin dhe kujdesin qe ke pas me armë ne momente teper provokuse.
LIRI PER AZEMIN!