Lajme

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Beogradi përmes Listës Serbe saboton integrimin e serbëve – e kemi toleruar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:27 / 17 August 2023

Ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso, ka thënë se nuk është ndonjë befasi dorëheqja e tre serbëve nga pozita që kishin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia nuk i mbështet iniciativat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë. Madje ai thotë se Beogradi këtë e bën përmes Listës Serbe.

“Nuk është befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso, raporton Klankosova.tv.

Grasso këtë koment e bëri në postimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Barbano, në Twitter, i cili tha se misioni që ai drejton po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit me dorëheqjet e serbëve nga Policia e Kosovës, të cilat i quajti shqetësuese.