12:47 / 24 August 2023
Ditën e djeshme Kiara dhe Luizi po shijonin një ditë të bukur ne Velipojë. Ka qenë Kiara, ajo që përmes një postimi në Instagram, ka publikuar një video, ku shihet së bashku me Luizin, duke shijuar bregdetin e Velipojës, me një motorr uji.
Ndërkohë një tjetër video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka marrë të gjithë vëmendjen. Në videon e publikuar, shihet Luizi teksa drejton motorrin e ujit me shpejtësi, dhe si pasojë bie, duke përfunduar në det.
Pas këtij incidenti, Luizi mësohet se nuk ka pësuar asnjë lëndim pasi Kiara dhe Luizi kanë vijuar mbrëmjen e tyre në Velipojë.