Nga Liri Loshi
“E drejta për shami duhet me qenë në të njëtin rrafsh me të drejtën për alkohol. Në Kanadë, vetëm tri provinca lejojnë konsumimin publik të alkoholit në moshën 18 vjeçare, kurse të tjerat, 7 sosh, konsumimin e alkoholit e lejojnë vetëm pasi personi të ketë mbushur 19 vjet.
Në Kosovë ndodh një fenomen që publikisht askush nuk e pranon! Në masë të kondiderueshme femra trajtohet si objekt seksual në familje dhe në institucionet publike. Së këndejmi, ajo është subjekt i ngacmimit seksual duke filluar që nga mosha e pubërtetit në shkollën fillore e deri në vendin e punës ku punësimi dhe promovimi kushtëzohen me favore seksuale. Shoqëria duhet të gjejë metoda efikase dhe të pranueshme për me e sheru këtë sëmundje. Shumë prind që s’kanë lidhje me islamin politik i duartrokasin lejës për mbulesë, sepse atë e konsiderojnë si mburojë nga predatorët seksualë.
Një element tjetër që nuk është në trend me botën e civilizuar, por që ndodh në Kosovë dhe gjithkund në Ballkan është kodi jo adektat i veshjes në institucionet publike, ku femrat kujdesën që asetet e tyre trupore të theksohen sa më shumë! Kjo nxitë edhe më shumë ngacmimin seksual, për shkak të paragjykimit se sa më e shpluar femra, aq më e lehtë për t’u dorëzuar para atakuesve seksualë.
Shoqëria kosovare duhet me kriju ambient të sigurtë për gjininë femrore që dëshiron të jetë pjesë integrale e jetës shoqërore gjithkund. Aplikimi i shamisë nuk e zgjidh asnjë problem, pos që i bën një favor islamit politik i cili në qëndër nuk e ka dinjitetin, apo nderin e femrës, por presionin dhe kontrollin e saj. Islami politik ka për synim që identitetin fetar ta vë mbi identitetin kombëtar dhe shqiptarët të mos ndodhën aty ku bashkohen kombet e civilizuara, por aty ku i bashkon feja. Kompromisi me Islamin politik, është kompromitim i të ardhmes evro-perëndimore të kombit tonë”