Lajme

Ismaili e PDK-së: Donika Kadaj kamikaze e VV-së, iu kthye zanatit të moçëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 20 December 2022

Deputetja e Partisë Demokraike të Kosovës, Besa Ismaili, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka kritikuar analisten edhe ish-deputeten e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Marrë shkas nga debati i sontëm në T7, sipas Ismailit, Kadaj-Bujupi është në “zanatin e moçëm të kamikazes së LVV-së”.

“Dikur në debate shtisej dhe hamendësohej për situata të rëndësishme shtetërore, siç është luftimi i korrupsionit, performanca të qeverisë, vettingu, dhe i quante “suksese” të qeverisë Kurti. Ndërsa sonte flet për veriun si “sukses” dhe për marrëveshje “të dëmshme” si pengesa dhe po kërkon mbështetjen e opozitës për këtë qeveri”, shkruan Ismaili.

Sipas saj kjo është një “propaganë politike” që nuk ka fund dhe se Kadaj-Bujupi i “servilohet” hapur pushtetit.

“Mbulohuni bre pak!”, shkruan Ismaili.