Lajme

Ismet Munishi ironizon me Ballkanin: Pi bjen që Llapi sulmin më të mirë se Dinamo Zagrebi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:32 / 15 December 2023

Rrugëtimi i Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës ka përfunduar sonte në Kroaci, pas humbjes nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit të Grupit C.

Ballkani ka humbur 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në stadiumin “Maksimir”, me tre golat e pësuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin në Zagreb ka ironizuar trajneri kosovar, Ismet Munishi që reagoi me anë të një postimi në Facebook.

“Pi bjen që Llapi sulmin ma të mirë se Dinamo” – ka shkruar Munishi me ironi, duke iu referuar humbjes paraprake të Ballkanit nga Llapi 5:3, javën e kaluar në Superligën e Kosovës.

Kësisoj, nga Grupi C kualifikohen tutje Viktoria Plzen me 18 pikë dhe Dinamo Zagrebi me nëntë pikë. Ballkani është i fundit në grup me katër pikë, njëjtë sa Astana e treta.