Lajme

Israel: Dështoi strategjia e njëanshme e Borrelit për presion ndaj Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:42 / 15 September 2023

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, theksoi se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, të enjten e bëri edhe një herë shefin e qeverisë së Kosovës Albin Kurtin `kokë turku` për faktin se dialogu i sponsorizuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk po bën ndonjë përparim.

Megjithatë, është strategjia e Borrelit për të ushtruar presion në mënyrë të njëanshme ndaj Kosovës, një partner gjoja më i dobët, ajo që ka dështuar.

Aleksandër Vuçiq ‘Kali i Trojës; i Putinit në Ballkan dhe ish krahu i djathtë i kriminelit të luftës Millosheviç, mund të vazhdojë të luajë të pafajshmin”, ka shkruar Israel në rrejtin social ‘X’, i njohur më parë si Twitter’.