Lajme

Ja kush na ka përfaqësuar!/ Pozhari publikon videon: Ja si tallej dikur Vuçiqi me Thaçin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 19 August 2022

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas reagimeve të shumtë në lidhje me takimin Kurti-Vuçiq.

Ai në rrjetin social, Facebook publikoi një video nga koha kur Hashim Thaçi takohej me Aleksandar Vuçiqin.

“O të mjerët na! Prapë i keni mirë punët krahasuar me kush na ka përfaqësuar”, ishte mbishkrimi i videos që publikoi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ja se si tallej dikur Vuçiçi me Hashim Thaçin!

Vuçiç: Hashim, Frederika ma së shumti ka qef të përqafohet me ty. Shikoni qysh shtiret se nuk kupton serbisht, e flet serbisht si me qenë…

Hashim Thaçi e konfirmon: Ha ha ha

O të mjerët na! Prapë i keni mirë punët krahasuar me kush na ka përfaqësuar.